Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, ishte sot në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ia ndau atij dekoratën “Dr. Ibrahim Rugova” për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës.
“Gjeneral Clark, kjo dekoratë jo vetëm që simbolizon vlerësimin tonë të thellë, por edhe njohjen tonë për vlerat që ju përfaqësoni – vlera që përputhen ngushtë me vizionin e udhëheqësit tonë të nderuar, Dr. Ibrahim Rugova. Trashëgimia e Dr. Rugovës për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë dhe përkushtimin e palëkundur për të ardhmen euroatlantike të Kosovës pasqyrohet në veprimet dhe mbështetjen tuaj gjatë kohëve tona më sfiduese”, tha Abdixhiku.
Ndërsa në Facebook, ai ndau një foto të përbashkët, duke cituar fjalët e amerikanit.
““Ka vetëm një arsye pse intervenimi i NATO-s në Kosovë kishte sukses, ajo quhet LDK”. Gjeneral Wesley Clark. Prishtinë, 23 qershor 2024”, shkroi Abdixhiku.