Policia e Kosovës me ndihmën e Inspektoratit Farmaceutik ka njoftuar se ka sekuestruar barna në një barnatore të Prizrenit, të cilat ishin pa banderola.
Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Në raportin 24-orësh të shtunën është bërë e ditur se janë konfiskuar 84 artikuj me gjithsej 266 paketime të ndryshime medicinale.
Barnat ishin me origjinë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.