spot_img

Vrau ushtarin rus në Skenderaj, kush është Faton Hajrizi i arratisuri më i famshëm në Kosovë – si iku 9 herë nga burgu?

spot_img

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se i dënuari F. H. është larguar nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, institucion i tipit të hapur. I arratisuri është Faton Hajrizi. Ai është i dënuar për vrasjen e një ushtari rus, dhe kishte hyrë në burg në moshën 15-vjeçare.

Kjo është hera e nëntë që ai ik nga burgu.

Për arratisjen e tij ka njoftuar edhe Shërbimit Korrektues të Kosovës, ku në njoftimin e tyre u bë e ditur se janë suspenduar dy persona, oficeri i dhomës së vëzhgimit, F.R dhe oficeri i krahut, N.A.

Por, cila është historia e tij?

Faton Hajrizi, i dënuar për vrasjen e një ushtari rus, kishte hyrë në burg në moshën 15-vjeçare. Deri në arratisjen e fundit, kishte kaluar mbi 20 vite burg.

Në vitin 2000, Faton Hajrizi deri sa po shkonte në shkollë pa disa ushtar, për të cilët mendonte se ishin amerikan ai i’u afrua njërit nga ta për ta falënderuar, për ndihmën që i kishin dhënë Kosovës.

Por, në fakt ushtari të cilit i’u afrua Hajrizi ishte një rus.

Me të ai nisi një fjalosje derisa në mes të Skenderajt, Faton Hajrizi, ia kishte marr armën ushtarit rus dhe kishte vrarë.

Ai në vitin 2022 ka rrëfyer se ka ikur tetë herë nga burgu e gjitha kjo sipas tij filloj sepse sa ishte i mitur në burg u mbajt i lidhur për kreveti duke u keqtrajtuar.

“Unë u trajtova shumë keq në burgje, nuk më është dhënë mundësia për edukimin, dërgimin në Shërbimin Korrektues të Kosovës, unë devijova duke u arratisur disa herë nga burgu dhe kështu ja shtova vetës burgun”, ka thënë ai në një video intervistë që kishte dhënë në emsionin “N’burg me Nitën”.

Hajrizi kishte treguar se kur kishte kryer vrasjen ishte dorëzuar vetë duke menduar se do ta dërgonin në një burg për të mitur.

“Jam dorëzuar vetë i kam treguar se ishte vrasje e momentit, ata me kanë marrur në stacion, kishe po më qojnë naj burg për fëmijë sepse isha fëmijë, ata më kan qu në burg të Mitrovicës”, deklaroi ai.

Kështu vetëm tre ditë pas arrestimit ai ja ka dalur që të ik nga burgu edhe pse me duar në pranga.

“Tre ditë pas e lujta viktimën, sikur kam dhimbje barku dhe shkova në tualet për me u arratis se e kisha në zori sepse u malltretojsha si fëmi, këto filluan arratisjet e mija nga burgu. Jam arratisur me pranga në duar sepse vetëm kur ushqehësha prangat mu heqshin edhe pse mi lidhshin këmbët”, kishte rrefyer ai, përcjell Insajderi.

Por, kjo nuk është ikja e tij vetmë nga burgu sepse ai është arratisur edhe nga baza ushtarake ku po mbahej.

“I kisha aftësitë e mija për me ik, jam ik tetë herë nga burgu një herë edhe nga baza ushtarake kam nejt tre muaj në arrati pastaj jam arrestuar nga KFORI, pasi m’kan dërgu në burgun në Prishtinë përsëri jam arratisur më kanë ndihmuar edhe të burgosurit, dy herë kam ikur edhe nga burgu Mitrovicës“, kishte treguar Hajrizi.

Iu rikthye shkollës pas 20 vjetëve në burg – u regjistrua në drejtimin e instalimit të nxehjes

Për shkak të veprës që ai kreu, nuk pati mundësi që ta vazhdojë shkollimin.

Por në vitin 2018, familja e Faton Hajrizit, iu drejtuan institucioneve përkatëse me kërkesën që atij t’ia mundësojnë shkollimin.

Kështu këtë shtator të 2018-tës, Faton Hajrizi u kthye edhe njëherë nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Dyz, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ku ka filluar shkollën e mesme.

“Unë jam i regjistruar në drejtimin e instalimit të nxehjes”.

Megjithatë si i ri, Hajrizi kishte një dëshirë tjetër për studim.

“Mu më ka pëlqy juridiku, po prej përvojës së hidhur temës..jem disi I tërhequr prej asaj lënde”.

Krahas kësaj, Hajrizi ishte shprehur i kënaqur nga kushtet që ofrojnë shkollat brenda burgut. /Reporteri.net/.

NGJARJE TË TJERA

spot_img