Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Rahovec.
Në emergjencën e Spitalit Rajonal Gjakovë nga prindi është sjellur një fëmijë – viktimë mashkull kosovar i moshës tre vjeçar me lëndime të rënda trupore, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës.
Dyshohet se aksidentalisht një derë e hekurt e mbështetur nga muri është rrëzuar dhe ka goditur viktimën.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.