Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj, ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke thënë se nuk ka ekip profesional, përvojë dhe nuk di të krijojë e të implementojë strategji
Në një postim në rrjetin social Facebook, Selmanaj ka thënë se Kurti e ka rrethuar veten me njerëz jokompetentë dhe të padijshëm, teksa ka shtuar se me gjasë edhe vetë ai është i tillë.
“Për të dhënë rezultate duhet kombinimi i këtyre 4 faktorëve: Ekip, përvojë, strategji dhe fonde.
Për fat të keq të Kosovës, tri të parat nuk i ka kjo qeveri sepse Kryeministri Kurti e ka rrethuar veten me njerëz jo kompetent dhe të padijshëm. Kur njeriu e rrethon vetën me njerëz të tillë, me shumë gjasë edhe vet është i tillë.
Shumica e ministrave të këtij kabineti, vijnë pas dështimit të madh 8 vjeçar në menagjimin e Komunës së Prishtinës.
Kjo padituni ka pasoja të mëdha dhe do t’i kushtoj shumë Kosovës!”, shkroi ai.