Një polic serb është vrarë në zonën kufitare në Loznicë të Serbisë. Mediat serbe shkruajn se qitësi është kosovari Artan Hajrizi.
“Sonte rreth orës 00:55 në Loznicë, gjatë kontrollit të automjeteve në postbllokun në Lipnicki Sor, policët e stacionit kufitar të Trbushnicës gjatë daljes kanë ndaluar një ‘Mercedes’ me targa të Tutinës, në të cilin ndodheshin dy persona. Një person ka gjuajtur me pistoletë duke e goditur policin NK (1990) në gjoks, dhe policin VI (1974) në shpatull, pas së cilës i njëjti ka ikur”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka publikuar një fotografi të personit që thuhet se ka kryer vrasjen me emër të Artan Hajrizit.
Në rast ka mbetur i vrarë polici Nikola Kërsmanoviq dhe ka mbetur i plagosur polici tjetër, Vjekosllav Iliq.