Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar se ndër sfidat më të cilat është duke u përball kjo ministri është ndërlidhja e adresave me qytetarët, në mënyrë që për çdo qytetarë të dihet se ku e ka saktë adresën ku jetojnë.
Aliu për EO ka thënë se ky proces është shumë i rëndësishëm për vendin dhe në aspektin e funksionimi të shtetit.
Ministri ka njoftuar se procesi i emërtimit të rrugëve është përmbyllur, mirëpo sipas tij, gjithmonë ka nevojë për rishikime.
“Procesi i emërtimit të rrugëve është përmbyll, gjithmonë ka nevojë për rishikime të tilla por ajo me kohën do të përmirësohet, ka mbetur procesi i vendosjes së numrave që është një proces tejet i rëndësishëm. Një sfidë tjetër që na pret është në realizim e sipër është ndërlidhja e adresave me qytetarët kjo bëhet me bashkëpunim edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, natyrisht kemi pasur takime dhe do të fillojmë një projekt të përbashkët. Të dimë që secili qytetarë se saktë ku është edhe ku e ka adresën, kjo është shumë me rëndësi për vendin tonë dhe po ashtu në aspektin e funksionimi të shtetit”, theksoi ai.
Tutje, ai ka thënë se problemet infrastrukturore janë përcjellur ndër vite, dhe sipas tij, këto kanë lënë gjurmë në kadastrin e kësaj ministrie.
“Çështja e pronave është çështje sfiduese jo vetëm për vendin tonë por për të gjitha vendet që janë në tranzicion nga periudha e socalizimit. Ka histori të ndryshme në vendin tonë, është periudha pas pushtimit në vitin 1912 të përzënies së largimit të popullatës duke përfshirë edhe periudhën e luftës së fundit. Të gjitha këto i kanë lënë gjurmët e veta në kadastrit tonë por duhet të korrigjohen. Kërkon punë dhe është sfidë. Çështjet pronësore do të mund të realizohen vetëm me përfshirjen e qytetare, sepse është në të mirën e të gjithëve”, përfundoi ai.