spot_img

Shkon në gjashtë numri i të vdekurve në Kroaci, policia zbulon identitetin e vrasësit

spot_img

Një burrë i armatosur vrau pesë persona në shtëpinë e të moshuarve në rrugën Mazuraniceva në Daruvar të Kroacisë.

Bëhet e ditur se numri i të vdekurve tani ka shkuar në gjashtë, me disa të tjerë që ende janë në jetë, por me plagë të rënda.

Pas sulmit vrasësi ka ikur, por policia e ka kapur menjëherë.

Nga policia bëjnë me dije se rreth orës 10:10 kanë marrë njoftimin se një person mashkull me armë zjarri ka vrarë dhe plagosur disa persona në një shtëpi të moshuarve.

Ata shtojnë gjithashtu se në vendngjarje po vijojnë hetimet e drejtuara nga prokuroria e Bjelovarit.

Ndërkohë, së fundmi është zbuluar edhe identiteti i vrasësit, shkruajnë mediat kroate, përcjell Telegrafi.

Ai është 51 vjeçari Kresimir Pahoki nga Donji Daruvar. Banore e shtëpisë ishte edhe nëna e tij e cila gjendet në mesin e të vrarëve.

Pahoki është një oficer i policisë ushtarake në pension.

Në vitin 1996, Franjo Tuxhman i akordoi atij Memorialin e Mirënjohjes së Atdheut, i cili u jepet qytetarëve kroatë për shërbim.

Bëhet e ditur se pothuajse çdo ditë në 10 vitet e fundit ai ishte ulur para një kafeneje në Donji Daruvar për të pirë birrë.

Edhe pas vrasjes, ai është kapur nga policia në kafene.

Megjithatë, ai nuk duket të jetë i panjohur për autoritetet. Siç raportohet, një muaj më parë ai kishte hudhur një person nga shkallët.

Për shkak të plagëve të marra, burri është transportuar me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm në Bjelovar dhe ka përfunduar duke iu nënshtruar një operacioni abdominal.

Sipas kryetarit të Daruvarit, Damir Lnenicek, vendi që ai udhëheq është një qytet paqësor, andaj ky akt është një tronditje për të gjithë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img