spot_img

Ma kish çu ndonjë sinjal nëse do të ishte gjallë”, avokati Koci tregon se çka i tha nëna e Faton Hajrizit

spot_img

Avokati Arianit Koci ka ndarë detaje nga biseda me nënën e Faton Hajrizit, teksa ka komentuar spekulimet rreth mundësisë që Fatoni të jetë ende gjallë.

Në një intervistë në “FIVE” të Dukagjinit, Koci ka treguar se nëna e Fatonit i ka thënë se, po të ishte gjallë, djali i saj do të kishte bërë gjithçka për t’i dërguar një informatë që është mirë.

“Sa e njoh djalin, kish bë çmos më ma çu një informatë që jam gjallë”, ka thënë ajo.

Koci ka theksuar se, me kalimin e dy javëve, shanset që Faton Hajrizi të jetë gjallë janë bërë gjithnjë e më të vogla.

“Dy javë kaluan, mundësia gjithmonë më e vogël që është gjallë”, ka thënë Koci.

Ai ka sqaruar se detyra e tij është të sjellë trupin e Faton Hajrizit në Kosovë dhe jo të bëjë identifikimin e tij.

“Edhe me ma pas hap kufomën, nuk e kisha marrë përgjegjësinë me identifiku Fatonin, as nuk jam familjare, as nuk e kam njofto sa ka qenë gjallë. Nuk e marrë një përgjegjësi çka s’më takon. Detyre ime është e qarte; me sjellë atë trup si gjest humanitar pa pagesë në Kosovë. Në Kosovë Arsim Gërxhaliu apo kushdo tjetër le ta përcaktojnë a është Fatoni. Nuk ka këtu kurrfarë konspiracioni”, ka thënë Koci. /Dukagjini/

NGJARJE TË TJERA

spot_img