Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka ka fituar ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Loriana i ka nisur pozitivisht garat në Paris, duke fituan ndeshjen e parë të ditës së sotme dhe duke kaluar në raundin tjetër.
Pejania në këtë raund mposhti me ippon sllovenen Metka Lobnik në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Në raundin tjetër, pejania do të ndeshet me ukrainasen Yelyzaveta Lytvynenko.