Nën-kampioni i Kosovës, Llapi ka barazuar në ndeshjen e sotme me skuadrën e Brondbyt, barazim ky i cili nuk e shpëtoi nga eliminimi në fazën kualifikuese të Ligës së Konferencës.
Skuadra e Tahir Batatinës barazoi sot 2:2 me Brondbyn në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës.
Një gol nga Elvir Gashijani (minuta e 42’) dhe autogoli i portierit Mikkelsen i cili erdhi nga gjuajtje e fortë e Gashijanit bënë që Llapi ta siguronte barazimin sot.
Për Brondbyn, golashënues ishin Yeboah (minuta e 42’) dhe Omoijuanfo (minuta e 61′).
Llapi pësoi humbje si mysafirë në Danimarkë me shifrat 6:2, kështu që brenda dy ndeshjeve rezultati i përgjithshëm është 8:2 në favor të Brondbyt.
Llapi me barazimin e sotëm eliminohet zyrtarisht nga kualifikimet e Ligës së Konferencës.