spot_img

Deputeti i LDK-së alarmon: Sulmet e VV-së me ushtri të ‘Facebook’-ut ndaj Hovenier-it do të na lënë pasoja

spot_img

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka paralajmëruar “pasoja” në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak “të sulmeve” nga Lëvizja Vetëvendosje në Facebook.

Sipas Selmanajt, LVV-ja me sulmet e koordinuara nga “ushtria e Facebook-ut” do të ndikojë në raportet me ShBA-të.

“Sulmet e kordinuara të LVV-së përmes “ushtrisë së facebook-ut” ndaj ambasadorit amerikan Hovenier, janë të papranueshme dhe shumë të dëmshme për vendin. Ky skenar linques ndaj ambasadorit amerikan dhe bashkësisë ndërkombëtare, si aleatë të qenësishëm të shtetit tonë, janë të ideuara dhe të projektuara nga adresa armiqësore të Kosovës. Aleanca e Kosovës me SHBA-të dhe vendet perëndimore është jetike për shtetin e Kosovës dhe kombin shqiptarë. Sulmet dhe linqimet e orkestruara do kenë pasoja në raportet tona reciproke. Historia na mëson që kushdo që ka sulmuar vlerat që përfaqësojnë vendet demokratike, shoqëritë e tilla kanë mbetur të pashpresa dhe në labirinthet e tranzicioneve të pafundme!”, thuhet në postimin e Selmanajt.

NGJARJE TË TJERA

spot_img