Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vazhduar dominimin në basketbollin e Lojërave Olimpike duke mposhtur Francën me rezultat 98 me 87.
Yjet e SHBA-së si LeBron James, Stephen Curry, Embiid, Anthony David, Kevin Durant e Booker, ia kanë sjell SHBA-së medaljen e 17-të në histori të Lojërave Olimpike.
Curry në çerekun e katërt mori në dorë lojën, të cilën e vendosi me katër treshe të njëpasnjëshme, teksa u ndal dominimi i shtatlartit francez Victor Wembanyama.
Ekipi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka fituar medaljen e artë në basketboll për meshkuj në Lojërat Olimpike 16 herë deri në vitin 2021.
Ky sukses përfshin periudhën nga debutimi i basketbollit në Lojërat Olimpike në vitin 1936 deri te Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2021. SHBA-ja ka dominuar vazhdimisht këtë disiplinë, duke u konsideruar si një nga ekipet më të suksesshme në historinë e sportit olimpik.