spot_img

Rëndohet shporta e konsumatorit, kërkohet të merren masa nga Qeveria

spot_img

Rritja e çmimeve të konsumit po e bën jetesën më të vështirë për qytetarët e Kosovës. Ata shprehin shqetësim për çmimet e larta të artikujve, duke i konsideruar si të papërballueshme në krahasim me të ardhurat e tyre. Pagat e ulëta dhe rritja e importit përmenden si faktorë kryesorë që po ndikojnë negativisht në standardin e jetesës.

Agjencia e Statistikave të Kosovës të premten ka njoftuar se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare 2.2% në korrik të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë 2023. Inflacioni mujor ishte 0,3% në korrik 2024.

Qytetari Ukë Stojki për kp thotë se çmimet e artikujve ushqimorë janë rritur përtej normales. Ai thotë se Qeveria e Kosovës duhet t’i rrisë pagat.

“Na mbytën, por edhe po vjedhin boll. Nuk ka market, që kur shkon tek arka nuk të vjedhë. Edhe i kanë shtrenjtuar çmimet përtej se që duhet. Unë me një pension, para 10 viteve, ma kanë vrarë gruan, e kam marr pensionin e gruas, 168 euro. Më të forta kanë qenë para pesë vjetëve 168 euro se sot 1 mijë euro. Te cilat produkte po vëreni shtrenjtim? Të gjitha, nuk mund t’i ndaj. Na kanë mbytur…Le t’i rritë rrogat (qeveria), t’i lërë çmimet kështu, por t’i rritë rrogat”, tha Stojki.

Edhe Mexhit Jetullahu vlerëson se çmimet nëpër makete janë tepër të larta. Ai thotë se pa ndihmën financiare të familjes, nuk do të mund t’ia dalë.

“Ekstrem shtrenjtë. Ne po i dëgjojmë edhe këta të diasporës, çmimet nëpër markete, ushqimi barabartë me perëndim. Të ardhurat tona dhe të perëndimit dallojnë, por çmimet janë të njëjta. A keni vështirësi në blerje? Po, kemi…Unë për shembull jam pensionist. (Nëse) nuk më ndihmojnë familja e djemtë, unë edhe barnat nuk mund t’i paguaj…Shteti këto gjëra duhet t’i rregullojë me politika”, thekson Jetullahu.

Rasim Hajdari thekson se çmimet janë të papërballueshme në krahasim me të ardhurat. Ai thotë se qeveria duhet të ndërmerr hapa për uljen e tyre si dhe të zvogëlojë importin.

“Po, të larta janë, marrë parasysh kualitetin janë të larta, kualitetin e kanë të dobët… A mendoni që janë të përshtatshme çmimet e artikujve ushqimorë nëpër markete krahasuar me pagat e qytetarëve? Jo more çfarë, nuk janë të përshtatshme aspak, janë tepër të larta. Krahasuar me standardet çfarë janë, është e papërballueshme…E vështirë është…(Qeveria) të ndikojë me subvencione për t’i ulur çmimet, do të kishte qenë më mirë dhe t’i merr produktet vendore. Këto produktet që po vijnë prej shteteve fqinje, i rrisin çmimet”, shprehet Hajdari.

Kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku shprehet skeptik se do të ketë ulje të çmimeve të produkteve. Ai potencon se rritja e çmimit të konsumit po i dëmton konsumatorët dhe se qeveria duhet të merr masa socio-ekonomike për përkrahjen e shtresave më të rrezikuara.

“Çdo rritje e çmimeve, në veçanti rritja e çmimit të artikujve të shportës së konsumit ditor, e në veçanti nëse nuk përndiqet me hapa korrektë e konkretë të rritjes analoge të të ardhurave, natyrisht që e dëmton jo pak, por shumë qytetarin konsumator dhe familjen konsumatore…Është shumë është e vështirë të imagjinojmë se do të ketë ulje, sepse çmimet janë sikur orteku i borës, kur nisen nuk ka fuqi që i ndalë. Por, e vetmja përgjigje është që qeveria të merr masa socio ekonomike për përkrahjen e shtresave më të rrezikuara”, thekson Kaçaniku.

Profesori i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj në një prononcim për KosovaPress thotë se rritja e çmimit të shportës së konsumit në vazhdimësi e ka rënduar jetën e qytetarëve. Sipas tij, pagat e ulëta dhe rritja e importit janë faktorët kryesorë që po ndikojnë në këtë situatë.

Kadrijaj thotë se ky raport duhet të jetë alarm për qeverinë për të ndërmarrë masa.

“Rritja e çmimit të shportës së konsumit në vazhdimësi e ka rënduar jetën e qytetarit për fat jo të mirë. Këtu kemi dy anë që duhet t’i cekim, pagat janë të ulëta, por duhet ta kemi të qartë se importi është indikatori më i madh që ndikon edhe jetën ekonomike dhe të qytetarit në vend. Për fat jo të mirë, deri më tani gjithmonë po e kemi importin jashtëzakonisht të lartë, të përshkallëzuar…Çdo qeveri gjithmonë trumbetuar që do të punojë në këtë drejtim, po ashtu edhe kjo qeveri, pa ardhur në pushtet, gjithmonë ka proklamuar buxhetin e tatime të prodhimit vendor, por për fat jo të mirë, kjo qeveri tani kur flasim gjithmonë krekoset përmes doganave se po e mbushin arkën e shtetit. Në momentin që mbushet përmes doganave, është fakt që po dëmtohen bizneset dhe prodhimet vendore, sepse kemi import të lartë…Duhet të jetë alarm për qeverinë aktuale që ta ndryshojë këtë raport”, potencon Kadrijaj.

Në njoftimin e ASK-së thuhet se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,2% në korrik të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kjo është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: bileta të fluturimeve (22%); kafe, çaj dhe kakao (7,7%); peshq (7,7%); pije alkoolike (7,2%); pemë (6,3%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (6%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (5,9%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,6%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (5,6%); veshje (4,9%); kujdes personal (4,3%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (3,7%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (3,6%); bukë dhe drithëra (3,1%); duhan (2,7%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (2,1%); prodhime ushqimore (2,1%); shërbime hoteliere (1,9%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (1,8%); pajisje shtëpiake (1,5%); mish (1,4%); energji elektrike (0,9%); dhe qumësht, djathë dhe vezë (0,3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,4 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: perime (-5,2%) me një ndikim prej (-0,2 për qind) në IHÇK.

NGJARJE TË TJERA

spot_img