Një 64-vjeçare ka vdekur, pasi bashkë me katër persona të tjerë është goditur nga rrufeja në Prevallë.
Këtë për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka thënë se për shkak të plagëve që ka marrë nga goditja e rrufesë, e njëjta nuk ka mundur që t’i mbijetojë.
“Rreth orës 14:40 jemi informuar për një incident ku është raportuar se rrufeja ka goditur pesë persona, njëri nga ta, femër e moshës64-vjeçare në gjendje më të rëndë, tjetër më lehtë. Viktima, do me thënë gruaja e cila ka qenë në gjendje më të rëndë është dërguar në emergjencë në spitalin rajonal në Prizren, e cila për shkak të lëndimeve, të plagëve të marra nga rrufeja, ka ndërruar jetë”/
Ai po ashtu ka bërë të ditur se viktima është nga qyteti i Ferizajt.