spot_img

Në Klinikë Infektive janë të hospitalizuar 10 pacientë me COVID-19, ndër ta dy me oksigjeno-terapi, Vishaj: Nuk ka nevojë për panik

spot_img

Në Klinikën Infektive në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) janë të hospitalizuar 10 pacientë me COVID-19, ndër ta dy janë me oksigjeno-terapi.

Kështu tha përmes një video të publikuar në rrjetin social në Facebook, drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj.

Ai po ashtu foli edhe për dy rastet që ndërruan jetë dy ditë më parë në këtë klinikë nga COVID-19.

“Aktualisht në Klinikën Infektive i kemi të hospitalizuar gjithsej 10 pacientë, dy nga ta janë me oksigjeno-terapi. Dy ditë më parë në Klinikën Infektive dy pacientë kanë përfunduar me vdekje. Njëri në moshën 80 vjeçare i cili ka qëndruar në Klinikën Infektive dy orë ngase ka pasur sëmundje të tjera të rënda kronike. Një pacient tjetër në moshën 67 vjeçare i cili lëngonte nga sëmundje të rëndë kronike që ishte duke u trajtuar më përpara në Klinikën Infektive”, ka thënë Vishaj.

Po ashtu Vishaj tregoi se për momentin në Klinikën Infektive kanë mjaftueshëm oksigjeno-terapi, barna si dhe staf mbështetës.

“Mendoj që nuk ka nevojë për ndonjë panik. Jemi duke e përcjellë situatën epidemiologjike dhe varësisht nga situata do të veprojmë konform situatës që na vjen”, ka thënë Vishaj.

NGJARJE TË TJERA

spot_img