spot_img

Hiqet bllokada në Jarinje për qytetarët me dokumente të Kosovës, Bërnjaku e Merdarja ende të mbyllura

spot_img

Bllokada që ishte vendosur dje në pikëkalimin kufitar në Jarinje për qytetarët me dokumente të Republikë së Kosovës, tashmë është hequr.

Lajmin e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Sipas tij, qarkullimi po vazhdon pa ndonjë problem.

“Për momentin ka qarkullim”, ka deklaruar Elshani.

Elshani tha se atje situate është e qetë dhe se nuk është shënuar ndonjë incident.

Dy pikat tjera kufitare, Bërnjaku dhe Jarinja, vazhdojnë te jenë të mbyllura.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha mbrëmë se këto pika do të mbeten të mbyllura deri në largimin e personave të maskuar.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, deklaroi mbrëmë se grupe ekstremistësh të maskuar në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët në Bërnjak.

Ai bëri me dije se një familje kosovare që po udhëtonte për në Gjermani është kthyer prapa me forcë.

“Kjo po ndodhë para syve të policisë së Serbisë, fakt ky që e bën atë bashkë fajtore. Këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme për ne.  Prandaj, deri në stabilizimin e qarkullimit normal, të pa pengueshëm dhe të sigurtë për të gjithë udhëtarët, pika kufitare në Bërnjak mbyllet për qarkullim”, shkroi Svecla.

Situata e njëjtë është paraqitur edhe në Merdare, ku pastaj edhe kjo pikë është mbyllur për qarkulli.

“Pas veprimeve të njejta të ekstremistëve të maskuar serb brenda territorit të Serbisë, që po ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste ndaj qytetarëve që duan të kalojnë tranzit përmes Serbisë dhe gjithë kjo para syve të autoriteteve të Serbisë, mbyllet edhe pika kufitare në Merdarë.  Në mbrojtje të jetës dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë, edhe kjo pikë si ajo në Bërnjak do të jetë e mbyllur.

NGJARJE TË TJERA

spot_img