Ilir Daja edhe zyrtarisht është trajner i Dinamo City.
Ai u preyantua sot, një dita para ndeshjes derbi me Partizanin, shkruan IndeksOnline.
57-vjeçari javë më parë u largua nga skuadara e Ballkanit, aty ku arriti të fitoj titullin e Kampionit të Kosovës, për tre vite radhazi.
Ai po ashtu fitoi një herë Kupën e Kosovës dhe dy herë Superkupën e Kosovës.
Daja arriti të shkruaj historinë te Ballkani, duke siguruar edhe dy herë pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës.