Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën në Prishtinë, ku u raportua një rast i vdekjes. Në rrethana akoma të paqarta, një grua është gjetur pa shenja jete dhe për vdekjen e saj tashmë kanë nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për 60-vjeçaren, Fahrije Dodaj.
Në vendin e ngjarjes, kanë dalë edhe njësitë përkatëse të Policisë, me ç’rast janë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë dhe është bërë e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti.