Sot do të mbahet seanca fillestare ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë.
Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1, zëdhënësja e Gjykatës Themelorë në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Seanca fillestare për çështje penale të sulmit terrorist në Banjskë do të mbahet më 25 shtator, 2024”, ka thënë ajo.
Ndryshe, më 24 shtator të vitit 2023, në fshatin Banjskë të komunës së Zvecanit, një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës ku mbeti i vrarë reshteri Afrim Bunjaku.
Nga përleshja e armatosur në mes Policisë së Kosovës dhe këtij grupi mbetën të vrarë edhe tre sulmues serbë
Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave në krye me Milan Radoiçiqin për sulmin terrorist në Banjskë.
Sipas aktakuzës grupi terrorist kishte synim aneksimin e pjesës veriore të Kosovës dhe bashkimin e saj me Serbinë.