spot_img

Kosova pritet t`i përfitojë rreth 880 milionë euro nga KE

spot_img

Gjatë muajit tetor, Komisioni Evropin pritet t’i miratoj agjendat e reformve për pesë shtetet e Ballkanit Perendimor në mënyrë që të mundësohen transaksionet e para nga Plani i Rritjes për rjonin. Kosova pritet t`i përfitojë rreth 880 milionë euro.

Vetëm Bosnja e Hercegovina nuk ka arritur t`i plotësojë kriteret e kërkuara nga Komisioni Evropian për agjendat e reformave për pesë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur dhe do të thoja edhe krenar t’ju informoj sot se tashmë pesë vende: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, Serbia kanë dorëzuar projekt-agjendat e reformave që ne i konsiderojmë se plotësojnë kërkesat e rregullores. Do të thosha se në shumë aspekte i tejkalojmë pritshmëritë tona”, ka deklaruar Gert Jan Kopman, drejtor i përgjithshëm në drejtorinë për zgjerim në KE.

Pagesat e para për këto pesë vende pritet të bëhen deri në fund të këtij viti ku secili do merr 7 përqind nga shuma totale.

Sipas disa përllogritjeve, Kosova nga Plani i Rritjes pritet të merr mbi 880 milion euro.

Për të marrë fondet financiare nga Plani i Rritjes, çdo shtet nga Ballkani Perëndimor ishte i obliguar të dërgonte agjendën reformuese.

Bëhet fjalë për reformat që lidhen mes tjerash me sundimin e ligjit, demokracinë, reformat institucionale, parandalimin e korrupsionit dhe konflikteve të interesit, si dhe ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për të siguruar që fondet të mos keqpërdoren.

Kosova ishte shteti i parë që ka dorëzuar agjenden e reformave në Bruksel.
Plani i rritjes është pakoja me mbicioze e Bashkimit Evropian për rajonin, në shumë prej gjithsej 6 miliard euro. Ka per qëllim dyfishimin e ekonomive në shtete e rajonit në dhjetvjeçarin e ardhshëm./RTK/

NGJARJE TË TJERA

spot_img