Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë tri automjete.
Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë lënduar.
nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta, dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë.
“Njësitë policore të trafikut janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.