spot_img

Vjosa Osmani udhëton për në Mal të Zi, për procesin e Bërdo Brione-s

spot_img

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Mal të Zi për të marrë pjesë në takimin vjetor të krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të procesit të Bërdo Brione-s.

Presidentja Osmani do të pritet nga nikoqiri i takimit, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, si edhe nga presidentët e dy shteteve bashkëthemeluese të procesit Bërdo Brione, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq dhe presidentja e Sllovenisë, Natash Pirc Musar..

Në sesionin e përbashkët me liderë të rajonit, presidentja Osmani do të mbajë një fjalim, gjersa do të realizojë takime edhe me krerët e disa shteteve pjesëmarrëse.

Takimi vjetor i liderëve do të fokusohet në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe rëndësinë e anëtarësimit të rajonit në BE. Në sesionin kryesor të liderëve, presidentja Osmani do të flasë për përkushtimin e Kosovës për integrim të plotë në institucionet euroatlantike, për paqe dhe siguri të qëndrueshme, si edhe për bashkëpunim rajonal.

NGJARJE TË TJERA

spot_img