spot_img

Osmani në Dubrovnik: Agresori s’duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës !

spot_img

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik të Kroacisë, ka thënë se agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës.

Në fjalimin e presidentes, një pjesë të së cilit e ka shprëndarë në Facebook thuhet se ashtu siç kanë dështuar në Kosovë, Kroaci, Slloveni e Bosnjë e Hercegovinë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë.

“Agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës! Ashtu siç dështuan në Kosovë, Kroaci, Slloveni e Bosnjë e Hercegovinë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë. Liria dhe demokracia gjithmonë do të triumfojnë”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se në këtë samit ka theksuar se mësimet e së kaluarës na kujtojnë se akomodimi i agresorëve nuk sjell kurrë paqe të qëndrueshme.

“Dje, para liderëve të tjerë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik, theksova se mësimet e së kaluarës na kujtojnë se akomodimi i agresorëve nuk sjell kurrë paqe të qëndrueshme. Solidariteti ynë për popullin e Ukrainës është i rrënjosur thellë në vetë përvojën e dhimbshme të popullit tonë. Prandaj, do të vazhdojmë të mbështesim të drejtën e popullit ukrainas për liri, për sovranitet dhe integritet territorial. Deri në fitore!”, ka shkruar Osmani.

NGJARJE TË TJERA

spot_img