Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është ndalur njësia A4 e Termocentralit “Kosova A” të KEK-ut.
Kjo ndalesë e paplanifikuar ka ndodhur si pasojë e një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve, ka thënë Korporata Energjetike e Kosovës në një deklaratë të premten.
“Njësia A4 është ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve, dhe është çkyçur nga puna në mënyrë të rregullt”, tha KEK në deklaratë.
KEK-u tha se ekipet e mirëmbajtjes janë angazhuar që nga momenti i ndaljes së njësisë dhe “po punojnë për sanimin e gjendjes, me qëllim që njësia të kthehet në operim sa më shpejt”.
“Zjarri i raportuar në media ka ndodhur jashtë njësisë A4 dhe I njëjti është lokalizuar dhe fikur në kohë optimale nga zjarrfikësit”, tha KEK-u.