spot_img

Meta reagon nga qelia: Krenar që u rrëmbeva dhunshëm nga antishqiptarët

spot_img

Pak orë pas arrestimit, Ilir Meta ka reaguar përmes një mesazhi të shpërndarë në Facebook nga zyra e Partisë së Lirisë.

Meta falënderon anëtarët e PL për mbështetjen. Ish-presidenti e quan arrestimin ndaj tij si një rrëmbim, ndërsa premton se pas kësaj do ndihet më i fortë se kurrë.

Ndërkohë, ai shton se është krenar që u rrëmbye nga shqipfolësit dhe antishqiptarët pasi mbrojti interesat e vendit.

“Falënderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani. Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht. Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike!”.

Sipas tij, “armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë”.

“Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat. Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë. Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare”.

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka dalë më një reagim zyrtar sa i takon arrestimit të ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Objekti i hetimit të këtij procedimi, sipas SPAK-ut, janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA.

Ndërkohë që po vijonin hetimet për këtë procedim, Prokuroria e Posaçme njofton se mbi bazën e kallëzimeve të shtetasve Halit Valteri dhe Idajet Beqiri, ka rregjistruar procedimin penal për disa vepra penale.

Në vijim të hetimeve, procedimet e sipërcituara janë bashkuar në një procedim të vetëm në vitin 2024, njofton SPAK-u.

NGJARJE TË TJERA

spot_img