spot_img

Ekstremistët izraelitë kërkojnë dëbimin e palestinezëve dhe krijimin e “Izraelit të Madh”

spot_img

Kolonët ilegalë ekstremistë izraelitë dhe politikanët e krahut të djathtë jo vetëm që kërkojnë vazhdimin e dëbimit masiv të palestinezëve nga Gaza, por edhe ëndërrojnë të pushtojnë pjesën më të madhe të rajonit përreth për të krijuar një “Izrael të Madh”, raporton Anadolu.

Teksa ushtria izraelite forcon kontrollin e saj në Rripin e Gazës, duke dëbuar palestinezët nga shtëpitë e tyre, në vendbanimin Be’eri, që ndodhet vetëm 5 kilometra nga kufiri i Gazës, izraelitët fanatikë janë mbledhur për të ngritur kasolle sukkah, një festë tradicionale hebraike, në tokat e sekuestruara nga palestinezët. Ngjarja u promovua nga partia Likud e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nën moton e një “plani të ripopullimit të Gazës”.

Të pranishmit përfshinin jo vetëm grupe ekstreme, por edhe figura të profilit të lartë si ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, anëtari i partisë Likud, Osher Shekalim dhe Zvi Sukkot nga partia Fuqia Hebraike. Themeluesi dhe udhëheqësi i organizatës Lehava, Ben Zion Gopstein, i cili është në listën e të sanksionuarve të SHBA-së për kërcënimin ose përdorimin e dhunës ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor, u pa gjithashtu duke mbledhur donacione në para në këtë ngjarje’’

“Nuk ekziston popull palestinez”

Shumë nga izraelitët ekstremistë ishin të armatosur dhe familje të tëra mbërritën për të ngritur kasollet e sukave, teksa zhurma e të shtënave të artilerisë nga sulmet e vazhdueshme në Gaza mund të dëgjohej në sfond.

Pjesëmarrësit thanë se vendbanimet izraelite duhet të rivendosen në Gaza dhe se palestinezët duhet të dëbohen në vende të tjera. Shekalim tha për Anadolu se “toka e Izraelit i përket vetëm popullit të Izraelit” dhe “nuk ekziston diçka e tillë si popull palestinez”.

Duke hedhur poshtë kritikat ndërkombëtare për katastrofën humanitare të shkaktuar nga sulmet e Izraelit në Gaza si “gënjeshtra”, ai këmbënguli se ushtria izraelite është “ushtria më humane”, duke shtuar: “Shpresoj që palestinezët të zhduken. Gjithsesi, nuk ka pasur kurrë një popull palestinez”.

I pyetur për kufijtë e një “Izraeli të Madh”, Shekalim tha se tokat që i përkasin Izraelit shtrihen përtej kufijve aktualë të Izraelit dhe Jordanisë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img