Në orët e hershme të mëngjesit sot është sulmuar kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ndërsa Policia tashmë ka arrestuar dy të dyshuarit.
E pas sulmit ndaj Muhaxherit, sot ka reaguar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
“Gaz Muhaxherin as s’mund ta ndalin e as s’mund ta frikësojnë. Është i gatuar ndryshe ky burrë!
Organet e drejtësisë të japin rezultate të shpejta e të mbajnë përgjegjës ata që me argumentin e dhunës e urrejtjes provojnë të ndalin një udhëheqës e njeri të lirë”, shkruan Abdixhiku.
Ndryshe, nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë bërë të ditur se dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48-orë.