spot_img

Paralajmërim i frikshëm nga Kryeministri Hoti: Të dielën mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

spot_img

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se mund të shpallet gjendje e jashtëzakonshme të dielën, shkruan Gazeta Metro.

Hoti tha nëse qytetarët nuk respektojnë rregullat kjo gjendje mund të shpallet dhe të izlohen qytetarët.

“Nëse qytetarët vazhdojnë të sillen pa kujdes duke mos i respektuar masat parandaluese, ne do të detyrohemi ta shpallim gjendjen e jashtëzakonshme”, tha Hoti në Rubikon.
Ai gjithashtu, tregoi se të dielën do të kenë një takim me krerët e instiucioneve shëndetësore dhe do të vendoset për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Unë sonte kam pasur takim me komitetin për menaxhimin e COVID-19 dhe kemi diskutuar shumë hapur, mund të jetë vendim shumë jopopullor por unë jam i gatshëm që të shkoj në ekstrem. Të dielën e kam thirrur takimin tjetër të Komitetit për ta parë vlerësimin e situatës shtesë dhe pas asaj e kam ftuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për të diskutuar nëse duhet të shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për të ruajtur jetën e qytetarëve”, tha Hoti.gazetametro.net

NGJARJE TË TJERA

spot_img