Përpos tensioneve në fushën e blertë Bukuresht, tensionet u përcoll edhe në ambientet e stadiumit mes zyrtarëve të FFK-së dhe personave zyrtarë nga Rumania.
Sipas raportimeve të Gazeta Olle, një person zyrtar me ID ‘full access’ tentoi ta sulmonte sulmuesin e Kosovës, Edon Zhegrova.
Por kush është ai person?
Sipas raportimeve nga mediumi rumun GSP.ro, zyrtari me ID ‘full access’ është gazetar i mediumit rumun Antena 1.
Sipas këtij mediumi zyrtarët e FFK-së e kanë nisur të parët kacafytjen duke e shtyrë dhe ofenduar gazetarin në fjalë.
Ndeshja mes Rumanisë e Kosovës u ndërpre në minutën e 90-të për shkak të thirrjeve nacionaliste të tifozëve rumunë.
Në konferencë për media, kapiteni e trajneri i kombëtares deklaruar se nuk pranuan të kthehen në fushë për shkak të thirrjeve raciste në drejtim të Kosovës.
UEFA pritet të marrë vendimin për fatin e ndeshjes.