spot_img

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

spot_img

Një 25 vjeçar nga fshati Vragoli e Fushë Kosovës, ka humbur jetën dje në vendin e tij të punës në Prizren.

Vdekja e tij ka ardhur si pasojë e rrëzimit të një profili të metalit në një ndërtesë që ishte duke u rinovuar.

Policia e Kosovës bëri të ditur se viktima A.G ishte goditur në kokë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona.

“Raportohet se viktima mashkull/k, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës derisa ishte duke punuar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, prokurori si dhe inspektori i punës.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj/kosovar (menaxherë) të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Po ashtu prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në obduksion. Rasti vazhdon të jetë në hetime.

NGJARJE TË TJERA

spot_img