Mali i Tomorit ndodhet në lindje të qytetit të Beratit e Poliçanit, në jug-juglindje të Çorovodës, në perëndim të Gramshit dhe në pjesën më veriore të vargut malor Tomor Kulmak-Miçan.
Në një raport të Agjencisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri bëhet e ditur se Mali i Tomorit shtrihet mbi formacione gjeologjike të shumëllojshme, të dominuara kryesisht nga gëlqerorë dhe shkëmbinj porozë.
Relievi i shumëllojshëm dominohet sidomos nga majat e larta (Çuka Partizan 2,417m, Kulmaku 2,175m etj.), ku nuk mungojnë edhe xhepat me dëborë të përhershme.
Mali i Tomorrit është një mal i veçantë e mbresëlënës të cilin mund ta vizitoni në çdo periudhë të vitit, nga larg ky mal të jep përshtypjen e një kështjelle natyrore, bukuritë e të cilit janë evidente në çdo stinë.
E sot, kryeministri i Shqipërisë ka publikuar fotografi të Malit të Tomorit të mbuluar me borë, e ku pamjet janë fantastike.