spot_img

“Nga 1 janari, Kosova do të jetë vendtakimi i tyre” – Kurti flet sërish për vendimin që qytetarët e Bosnjës do të udhëtojnë vetëm me letërnjoftim

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur sërish për vendimin që qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës të mund të udhëtojnë drejt Kosovës vetëm me letërnjoftim.

Kurti ka thënë se ky vendim do të hyjë në fuqi brenda dy javëve, duke thënë se është një vendim që do të rris lidhjet e qytetarëve mes dy vendeve.

“Sot dy javë do të hyjë në fuqi vendimi që morëm në mbledhjen e 237 të Qeverisë, me të cilin shtetasit e Bosnjës dhe Hercegovinës, do të mund të udhëtojnë me letërnjoftim në Kosovë.

Ky vendim do të rris lidhjet e qytetarëve mes dy vendeve, do të shtoj mundësitë për bashkëpunim dhe do të nxis shkëmbimet e studentëve, ndërmarrësve, sportistë, artisteve e profesionistëve të dy vendeve”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se e gëzon fakti se nga ky vendim do të përfitojnë shqiptarët në Bosnje që kanë familje në Kosovës dhe boshnjakët në Kosovë që mund të mirëpresin familjarët nga Bosnja.

“Rreth 12 mijë shqiptarë jetojnë në Bosnje dhe rreth 27 mijë boshnjakë jetojnë në Kosovë. Nga 1 janari 2025, Kosova do të jetë vendtakimi i tyre”, tha Kurti.

NGJARJE TË TJERA

spot_img