Dhjetëra persona besohet se humbën jetën kur aeroplani që transportonte 67 persona u rrëzua në Kazakistan, kanë njoftuar nga ministria e Emergjencave në këtë vend.
Autoritet thonë se 27 prej tyre i kanë mbijetuar rrëzimit duke përfshirë tre fëmijë.
Aeroplani i aviokompanisë së Azerbajxhanit ishte nisur nga Baku, por për shkak të mjegullës së madhe piloti u detyrua të devijoj.
Fluturakja u rrëzua në afërsi të qytetit Aktau në pjesën perëndimore të vendit, e video të ndryshme pretendohet se shfaqin momentin e rrëzimit të aeroplanit.
Fotografitë nga vendi ku është përplasur fluturakja, shfaqin copat e aeroplanit Embraer 190, ku ekipet e shumta të emergjencave kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Mbi 50 pjesëtarët të këtyre agjencive të emergjencave po asistojnë në fikjen e zjarrit, kanë njoftuar autoritetet në Kazakistan.
Mbetet e paqartë se çfarë ndodhi që shkaktoi rrëzimin e aeroplanit, që transportonte 62 pasagjerë dhe pesë pjesëtarët të ekuipazhit.
Të mbijetuarit janë dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt për trajtim.
E nga aviokompania e Azerbajxhanit kanë bërë të ditur se piloti ishte detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin Aktau.