Tridhjetetetë është bilanci i fundit i viktimave të shkaktuar nga rrëzimi i aeroplanit të “Azerbaijan Airlines” (AZAL) në Kazakistan.
Kështu ka raportuar Tengrinews.kz duke cituar zëvendëskryeministrin kazak, Kanat Bozumbayev.
Sipas BBC-së, aviokompania tha se 62 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e “Embraer 190”, por raportet e tjera thonë se totali ishte 72. Numri i raportuar i të mbijetuarve varion nga 28 në 32.
Aeroplani ishte nisur nga Azerbajxhani për në Rusi.