Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për njerëzit të cilët janë prekur nga zjarret shkatërruese dhe vdekjeprurëse në Los Anxhelos.
Osmani ka thënë se populli i Kosovës është me ata që kanë humbur të dashurit dhe shtëpitë.
“Zemrat tona shkojnë për njerëzit e Los Anxhelosit të prekur nga zjarret shkatërruese. Për ata që kanë humbur të dashurit, shtëpitë dhe kujtimet e dashura, ne vajtojmë me ju. Ne gjithashtu nderojmë thellësisht guximin dhe përpjekjet e palodhura të reaguesve të parë që rrezikojnë gjithçka për të shpëtuar jetë dhe komunitete”, shkroi Osmani në platformën “X”./teve1.info/