spot_img

Ky person Ishte i dënuar me burgim të përjetshëm, Trump e fal

spot_img

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ka nënshkruar një falje të plotë dhe të pakushtëzuar për Ross Ulbricht, i cili drejtonte Silk Road, tregu i zi i internetit ku shiteshin droga ilegale.

Ulbricht u dënua në vitin 2015 në Nju Jork për një komplot për narkotikë dhe pastrim parash, dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Trump mbrojti kauzën e Ulbricht-it, duke u bashkuar me tjerët të cilët thanë se dënimi ishte një shembull i tejkalimit të kompetencave të qeverisë.

Të martën, ai tha se kishte telefonuar nënën e Ulbricht për ta informuar se kishte falur djalin e saj, transmeton Telegrafi.

Silk Road, e cila u mbyll në vitin 2013 pasi policia arrestoi Ulbricht, shiti drogë të paligjshme duke përdorur Bitcoin, si dhe pajisje hakimi dhe pasaporta të vjedhura.

Ulbricht u shpall fajtor për akuza përfshirë konspiracion për të kryer trafik droge, pastrim parash dhe hakim kompjuterik.

Gjatë gjyqit të tij, prokurorët thanë se faqja e internetit e Ulbricht, e vendosur në “rrjetin e errët” të fshehur, shiti më shumë se 200 milion dollarë drogë në mënyrë anonime. /Telegrafi/

NGJARJE TË TJERA

spot_img