Një autobus me targa të Kosovës është aksidentuar në Kroaci të mërkurën në mbrëmje.
Siç raporton portali kroat 24Sata, autobusi i agjencisë Harea Travel nga Suhareka ka rrëshqitur nga rruga pasi shoferi e ka humbur kontrollin e timonit. Aksidenti ka ndodhur në autostradën A1 në vendbanimin Donja Zdençina.
Sipas informacioneve të para, nga aksidenti nuk ka të vdekur. Në autobus ndodheshin 26 pasagjerë dhe dy shoferë.
Policia e Zagrebit tha se aksidenti ka ndodhur rreth mesnatës.
Të gjithë pasagjerët u shpëtuan nga dera e shoferit me ndihmën e zjarrëfikësve dhe dy prej tyre pësuan lëndime të lehta.