Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shoqëruar sot nga BKH dhe SPAK, pas një aksioni në Bashkinë e Tiranës.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se ndaj kreut të bashkisë Tiranë është caktuar masa ‘arrest me burg’.
Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërkohë që pritet njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Masa për të është caktuar nga gjyqtari Erjon Bani.
Ndërkohë, masa arrest shtëpie është caktuar për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxës. Ndërsa në detyrim paraqitje janë vendosur Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.
Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion./Top Channel/