Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë orëve të mëngjesit klubin e njohur “Gate Club”. Sipas zëvendëskomandantit të Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra, ekipi ka marrë njoftimin në 05:24 të mëngjesit dhe se ka mbërritur në vendngjarje në 05:30, por në atë moment i gjithë objekti ishte përfshirë nga flakët, transmeton IndeksOnline.
“Ekipet janë duke punuar për eliminimin e plotë të zjarrit, pasi ai ende nuk është shuar tërësisht. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, pasi brenda objektit nuk kishte askënd përveç sigurimit, i cili e ka njoftuar rastin”, ka deklaruar Shkodra.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit, ndërsa dëmet materiale pritet të jenë të konsiderueshme.