Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident trafiku në Itali mbrëmjen e së premtes. Siç kanë shkruar mediat italiane, aksidenti ka ndodhur në zonën e Barit.
Në aksident kanë humbur jetën 2 persona.
Sipas mediave në Itali, 19-vjeçari shqiptar jetonte në Gioia del Colle. Ai humbi jetën në vend të ngjarjes, ndërsa një 44-vjeçar vdiq në spital.
Shoferi i veturës së tretë ka shpëtuar pa lëndime.