Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, duke e ftuar për konsultime para konstituimit të Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë.
Takimi është propozuar për më 9 prill në orën 15:00, ose më 10 prill në orët 9:00 ose 14:00. Nuk dihet nëse Kurti ka dërguar të njëjtën ftesë edhe për partitë e tjera.