“Jemi për all in”! Kështu kishte thënë presidenti i Dinamos, Bardhi, për këtë sezon me ekipin e tij. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë duke mundur kampionët në fuqi, Egnatian.
Megjithatë Dinamo u eliminua në gjysmëfinalen e Final Four nga Vllaznia, pasi humbi 2-1. Një ndeshje që shkaktoi edhe tensione në fund pasi te Dinamo ishin të bindur për fitore.
I ftuar në Max Sport, gazetari Fatjon Baze ka treguar edhe një prapaskenë. “Presidenti i Dinamos ka refuzuar disa kohë më parë 1.2 milionë euro për Zabërgjan nga Lech Poznani. Nuk e hoqi për këtë shifër të çmendur pasi donte titullin kampion”, tha Baze në “Euronews Albania”. /Sport Ekspres/