Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është duke zhvilluar hetime intensive në bashkëpunim me hetuesit e Sektorit të Hetimeve Financiare, në rastin e koduar me emrin “Mati”, ku gjatë muajit shtator të vitit të kaluar ishin arrestuar tre persona. PSRK njofton opinionin publik se në kuadër të këtyre hetimeve, deri tash pasuria e sekuestruar kap vlerën rreth 2,286,054.00 Euro.
“Kjo pasuri shtesë është identifikuar gjatë hetimeve në bashkëveprim dhe mbikëqyrje të ngushtë me prokurorin e lëndës nga Prokuroria Speciale, në emrin e të dyshuarit Sh.C., e cila me urdhër ndalues përfundimtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special”, thuhet në komunikatën e përbashkët.
Pasuria e sekuestruar përfshin:
20 njësi banesore me sipërfaqe të përgjithshme prej 1,788.41 m², me vlerë të përafërt rreth 1,788,410.00 euro; 2 lokale afariste me sipërfaqe 167.54 m², me vlerë rreth 335,080.00 euro; 17 vendparkingje (garazha) me sipërfaqe 241.96 m², me vlerë rreth 145,176.00 euro; 6 depo me sipërfaqe 28.87 m², me vlerë rreth 17,388.00 euro.
“Pasuria është identifikuar gjatë hetimeve në bashkëveprim dhe mbikëqyrje të ngushtë me prokurorin e lëndës nga Prokuroria Speciale”, thuhet në komunikatën e përbashkët të datës 12 maj.
Prokuroria thekson se hetimet janë në zhvillim dhe rasti po trajtohet në drejtim të veprës penale “Shpëlarja e parave”. Autoritetet kanë bërë të ditur se opinioni publik do të njoftohet me kohë për zhvillimet e mëtejme lidhur me këtë rast./