Të enjtën një 15 vjeçar ndërroi jetë pasi i vetaksidentua me biçikletë në fshatin Bërnicë të Prishtinës.
Në raportin 24 orësh të Policia e Kosovës bën të ditur se viktima duke e drejtuar biçikletën është rrëzuar dhe ka mbetur pa shenja jete.
“Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar biçikletën është rrëzuar dhe ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në rapport.
Ndërkaq, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.