spot_img

Begaj në SHBA: Pa udhëheqjen amerikane dhe Marrëveshjen e Dejtonit, nuk do të kishim një Kosovë të pavarur

spot_img

Në 30-vjetorin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë në takimin me temë “Rifokusimi te Paqja dhe Prosperiteti në Ballkan”, ku theksoi rëndësinë historike të kësaj marrëveshjeje dhe rolin vendimtar të SHBA në sjelljen e paqes në rajon.

Presidenti kujtoi se tri dekada më parë, në këtë qytet, diplomacia triumfoi mbi shkatërrimin dhe Marrëveshja e Dejtonit i dha fund një lufte të egër në Ballkan, duke mbetur gur themeli i paqes, stabilitetit dhe shpresës.

“Ne shqiptarët e kuptojmë vlerën e paqes sepse e kemi përjetuar vetë pasojën e konfliktit. Kosova sot qëndron si një shtet i ri, i pavarur, demokratik dhe funksional, një dëshmi e fuqishme e potencialit për transformim përmes sakrificës dhe dialogut,” tha Begaj.

Ai shprehu mbështetjen e Shqipërisë për Marrëveshjen e Dejtonit dhe theksoi nevojën për integrimin euroatlantik të Bosnje-Hercegovinës, duke e lidhur këtë me përkushtimin më të gjerë të Shqipërisë për paqe, siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe fqinjësi të mirë.

Begaj nënvizoi rëndësinë e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Pa udhëheqjen amerikane, Marrëveshja e Dejtonit dhe pavarësia e Kosovës nuk do të ishin të mundura. Rajoni nuk do të kishte arritur stabilitetin që ka sot,” u shpreh ai, duke vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm të SHBA, NATO-s dhe BE-së në Ballkan.

Në fjalën e tij, ai konfirmoi rritjen e buxhetit të mbrojtjes nga Shqipëria dhe përkushtimin ndaj forcimit të solidaritetit dhe kohezionit në NATO, si dhe rolin e rëndësishëm që ka Bashkimi Evropian për demokracinë dhe zhvillimin ekonomik në rajon.

Begaj u ndal edhe te agresioni rus ndaj Ukrainës, duke theksuar se paqja dhe liria nuk janë të dhëna njëherë e përgjithmonë, por duhen mbrojtur në çdo kohë dhe në çdo cep të globit.

“Le të rikonfirmojmë përkushtimin tonë për Ballkanin Perëndimor, një rajon që nuk mbetet në hijen e së kaluarës, por qëndron në dritën e së ardhmes së vet,” përfundoi Presidenti Begaj.

NGJARJE TË TJERA

spot_img