spot_img

Policia e Kosovës zhvillon aksion në tri rajone kundër trafikimit me drogë dhe krimeve kibernetike

spot_img

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të gjerë në tri rajone të vendit, duke goditur rrjete të dyshuara për trafikim me substanca narkotike dhe krime kibernetike. Operacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit dhe përfshin bastisje në një numër të konsiderueshëm lokacionesh.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili theksoi se aksioni është rezultat i një pune të gjatë operative dhe hetimore nga Departamenti i Hetimeve të Policisë së Kosovës, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

“Pas një pune operative dhe hetimore, nga zyrtarët e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sot në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i suksesshëm policor. Gjatë këtij operacioni janë kryer kontrolle në tri rajone të Kosovës që përfshijnë një numër të konsiderueshëm të lokacioneve të ndryshme, kundër trafikimit me narkotik dhe krimeve kibernetike”, ka deklaruar Kelani.

Ai shtoi se të gjitha veprimet do të vazhdojnë në koordinim të plotë me organet e drejtësisë, ndërsa detajet e mëtejme do të bëhen publike pas përfundimit të plotë të operacionit.

Lidhur me këtë aksion është deklaruar edhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Zëdhënësja e këtij institucioni, Arbnora Luta, ka bërë të ditur se bastisjet janë kryer në bazë të urdhrave të gjykatave kompetente dhe kanë për qëllim goditjen e rrjeteve që merren me kontrabandim të lëndëve narkotike.

“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, në bazë të urdhrit të Gjykatave kompetente, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar një aksion mbi dyshimet rreth kontrabandimit me substanca narkotike. Bastisjet janë zhvilluar në disa lokacione, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit të Prokurorisë Speciale. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, ka deklaruar Luta.

Operacioni pritet të vazhdojë gjatë ditës, ndërkohë që pritet publikimi i më shumë informacioneve rreth të arrestuarve, sasisë së drogës së sekuestruar dhe pajisjeve të përdorura për krime kibernetike.

NGJARJE TË TJERA

spot_img