spot_img

Vritet komandanti i përgjithshëm i ushtrisë iraniane, Gjeneral Major Mohammad Bagheri

spot_img

Gjeneral Major Mohammad Bahgeri, komandant i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit, është vrarë nga sulmet izraelite, raportoi televizioni shtetëror iranian, IRINN, transmeton televizioni CNN.

Bagheri, oficeri më i lartë ushtarak i Iranit, është figura e dytë e lartë që dihet se është vrarë nga sulmi i pashembullt i Izraelit ndaj Iranit në orët e hershme të së premtes.

Shumë media shtetërore iraniane raportuan më herët edhe për vrasjen e Gjeneral Hossein Salami-t, komandant i Rojave Revolucionare.

Bagheri më parë ka shërbyer në Rojat Revolucionare, njësi elite e ushtrisë iraniane.

Në shkurtin e vitit 2022, sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, Bagheri kishte njoftuar se Irani do ta vazhdonte avancimin e programit të raketave bërthamore, “edhe në aspektin sasior, edhe në atë cilësor”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img