spot_img

Dështon edhe tentimi i 33-të, Kuvendi nuk konstituohet

spot_img

Deputetët kanë dështuar sërish që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit edhe në tentimin e 33-të.

Deputetët refuzuan që të votonin për një komision që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit.

Kryesuesi e seancës konstituive Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk morën pjesë në votim.

Në sallë ishin të pranishëm 100 deputetë, 51 votuan për, 1 kundër dhe asnjë abstenim.

Dehari ndërpreu seancën dhe bëri të ditur se vazhdimi i saj të jetë më 19 qershor, në orën 10:00.

NGJARJE TË TJERA

spot_img