Është ndëprerë seanca konstituive pa u hedhur në votim asnjë pikë e rendit të ditës. Kjo erdi pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi se deputetët janë të detyrua
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se kjo u dakordua në takimin konsultativ që mbajti pak para hapjes së seancës.
“Pas aktgjykimit sot u mblodhëm me përfaqësuesit e subjekteve. Seanca sot të ndërpritet, pasi të mbahet nesër takimi i liderëve politikë të vazhdojmë me seancën”.
Paraprakisht, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i ftoi në një konsultë përfaqësuesit e partive.
Ndërkohë, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka ftuar në një takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, “në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”.
Por, për këtë ftesë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se do të duhej të ishte për sot para seancës në mënyrë që të mos hyhej në seancën e parë pas vendimit të Kushtetueses me skenarin e vjetër.
Më herët, nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në një konferencë për media që e mbajti bashkë me nënkryetaren Albulena Haxhiu, tha se Kushtetuesja nuk e ka shpallë antikushtetues votimin e fshehtë, duke thënë se do të insisitojnë në këtë mënyrë të votimit.